Kosovë: Debate rreth tatimit për pagat

EKSPERTËT: PO RËNDOHET KLASA E MESME

Më shumë do të paguajnë tatim ata të cilët kanë pagën mbi 450 euro në rast se si i tillë miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për pagën minimale si dhe të ardhurat personale vjetore.

Neni 6. pika 1.2, e projektligjit i cili tashmë është miratuar në parim parasheh 0 % tatim për të ardhurat deri në 3000 euro, mbi 3.000 euro deri në 5400 euro do të ketë 8% tatim, ndërsa mbi 5400 euro, 10% tatim dhe 192 euro.

Eksperti i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu thotë se me këtë qasje po rëndohet klasa e mesme.

Ai shpreson se deputët nuk do të lejojnë që projektligji të miratohet si i tillë.

Kritika në këtë pikë ka edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila thotë se projektligji mund të pësojë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisione parlamentare.

Ky projektligj kishte kaluar në parim vetëm me votat e pozitës pasi që vërejtje janë dhënë nga opozita edhe në pikat tjera, derisa veteranët kanë protestuar pasi nuk parashihet rritje e të ardhurave mujore për ta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share