Vuçiq: Nuk e jap Vulinin – amerikanët fabrikojnë aferën!

“Afera me drogë për ta larguar Serbinë nga tregu i armëve”

“Nuk e jap Vulinin. E sulmojnë për shkak meje dhe Rusisë. S`ka lidhje me drogë dhe armë”. Në këtë mënyrë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në TV PINK, komentoi vendimin e SHBA-së për të sanksionuar Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacione, Aleksandar Vulin, njofton KlanM.

Sipas Vuçiqit, afera me drogën e Vulinit, është një rrëfim pa dëshmi që amerikanët e shfrytëzojnë për ta dobësuar industrinë ushtarake serbe.

“Nëse na japin cfarë do informacione relevante për këtë, do ta ndjekim Vulinin. Padyshim se s`ka asgjë, e di ku është shkaku. Shkaku është Moska dhe raporti i tij me Rusinë. Nëse disa ditë përpara vendosja sanksione kundër Rusisë, atëherë nuk do të kishte sanksione kundër Vulinit”, ka deklaruar Vuçiq.

Prokuroria serbe për krim të organizuar paralajmëroi se do të kërkojë informacione plotësuese nga institucionet gjyqësore të SHBA-së për shkaqet e sanksioneve të shqiptuara kundër Shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

SHBA-të sanksionuan Vulinin, sic njofton KlanM, duke e akuzuar se ka inkurajuar aktivitetet “malinje” ruse dhe për lidhje me tregtarët me armë dhe narkotikë – njoftoi të martën Ministria amerikane e Financave. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share