Plazhi i Durrësit nën “pushtetin” e mushkonjave

Mungesa e dezinsektimit shqetëson pushuesit

Plazhet e Durrësit janë mbipopulluar këto ditë të nxehta Qershori.Por qëndrimi nën shoqerinë e insekteve të ndryshme është kthyer tashmë një normalitet. Procesi i dezinsektimit që kryhet zakonisht në muajin Maj, nuk ka nisur ende për këtë sezon veror. Një situatë e tillë ka shqetësuar pushuesit jo vetëm për rehatinë, por edhe për shëndetin e tyre.

Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej 79 milionë lekësh që ky proces të kryhet në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por Tv Klan publikoi të premten se mungesa e dezinsektimit ka ardhur si pasojë e pezullimit te 4 tenderave të shpallur nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, pasi subjektet kanë ankimuar kriteret e kualifikimit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share