Vuçiq në Shkup: Biseduam për tregun e përbashkët evropian

Plani i rritjes i paraqitur nga Serbia është plotësisht në përputhje me planin e Bashkimit Evropian dhe ne do të bëjmë çmos që sa më shpejt të kemi akses në fondet e BE-së.

Kështu tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të liderëve të Ballkani Perëndimor para takimit i cili po mbahet në Shkup, që i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

“Takimet që patëm mbrëmë dhe sot janë të rëndësishme për përparimin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit. Ne biseduam me përfaqësues amerikanë dhe evropianë për planin e rritjes dhe tregun e përbashkët evropian”, tha ai.

Vuçiq paralajmëroi edhe nënshkrimin e dy protokolleve për fillimin e marrëveshjes për qasje të lirë në tregun e punës.

“Ne takohemi për herë të parë dhe po flasim ekskluzivisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike, për të cilat ka dallime të mëdha mes nesh”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share