Vuçiq në Samitin për Ukrainën: Nuk ka sanksione për Moskën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar pjesëmarrjen në Samitin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ukrainën që mbahet në Tiranë më 28 Shkurt. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë bashkëorganizatorë të këtij samiti. Gjithsesi Vuçiç i tha agjensisë së lajmeve ruse “Tass” se nuk ka ndërmend vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Serbisë i është thënë nga Brukseli se nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë vendimin evropian për të vendosur sanksionet ndaj Moskës.

Pavarësisht kësaj Serbia është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës, sepse industria serbe e ndërtimit dhe inxhinierisë ka kapacitetin, fuqinë punëtore, mekanizimin dhe përvojën për një sipërmarrje të tillë. Për të rindërtuar Ukrainën sipas Bankës Botërore, gjatë dekadës së ardhshme, do të nevojiten një total prej 486 miliardë dollarësh.

Në Tiranë krahas vendosjes për një fond të përbashkët solidariteti për Ukrainën ka pritshmëri për të dëgjuar afate konkrete nga përfaqësuesit e BE-se lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Vendosja e vitit 2030 si afat për anëtarësimin e këtyre shteteve është kundërshtuar nga shumica e shteteve anëtare të BE-së.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share