Vuçiq: Kam folur me Lajçakun, siguria e serbëve do të jetë temë kryesore në takimin në Bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një nga temat kryesore do të jetë siguria e serbëve në Kosovë.

Kësisoj ai është përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse do të insistonte në çështjen e siç u tha “kërcënimit të sigurisë së serbëve në Kosovë”, pas raportimeve “për rrahjen e një të riu serb nga Graçanica si dhe djegjen e një shtëpie të një të kthyeri në komunën e Vushtrrisë”.

Vuçiq tha se për këtë temë tashmë ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithçka që mund të them për këtë është se tashmë kam biseduar me Lajçakun dhe e kam vënë në dukje atë problem. Kjo do të jetë tema kryesore të enjten”, tha Vuçiq./Klankosova.tv/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share