Vuçiq flet në telefon me Borrellin dhe Tajanin për situatën në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon sonte me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

B92 shkruan se Vuçiq ka biseduar me Borell dhe Tajanin për situatën në veri të vendit, dhe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të gjitha zhvillimet atje.

Po ashtu, Vuçiq u shpreh se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share