Në Budva shfaqet baneri i madh “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”

Publicisti malazez, Ljubomir Filipoviq, ka publikuar një video në “X” ku tregon se në Budva të Malit të Zi është shfaqur një pano e madhe ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Ai ka treguar se në më pak se dy muaj, janë shfaqur mbi 30 pano të tilla nacionaliste serbe nëpër Budva.

“Një pano e madhe ‘Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë’ është shfaqur në qytetin tim Budva sot. Pos kësaj, për dy muaj tashmë, ka më tepër se 30 billborde serbe nacionale në gjithë qytetin tonë të vogël. Po thonë se malaziasit nuk ekzistojnë si komb i ndarë”, shkruan Filipoviq në “X”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grafite të tilla janë shfaqur me muaj të tërë nëpër Serbi, ndërsa jo rrallë herë janë parë edhe në veri të Kosovës.

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share