Vuçiq: Fëmijë 12, 13-vjeçar janë të gatshëm të vdesin në veri të Kosovës

SHBA DHE BE DUHET TA NDALIN KURTIN

Situata në Kosovë është tmerrësisht e vështirë – ka vlerësuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë press-konferencës së përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njofton KlanM.

Sipas Vuçiqit, ai përpiqet ta ruajë paqën me çdo çmim por thotë se ka punë me njerëz që e duan të kundërtën.

“Nuk mund të duroj më fizikisht. Nuk mund të flej natën. Për shkak se e di se cfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijë prej 12, 13 vjeç janë të gatshëm të vdesin dhe duhet këtë ta ndalim. Janë të lodhur nga Kurti” – tha Vuçiq

Lidhur me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, për të cilët Serbia thotë se janë arrestuar në territorin serb, sic percjell KlanM, Vuçiqi tha se Kurti në deklaratën e tij kishte pranuar se ata kishin qenë atje nuk nuk kanë guxuar të jenë.

“Të rëndësishme janë disa gjëra. Nëse është e vërtetë se cfarë ka thënë Kurti, ai vet ka pranuar se ata kanë shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare. Ai tha se kishin qenë 300 metra në brendësi të linjës administrative. Nuk kanë të drejtë të jenë atje. Sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, ata duhet t`i lajmërohen KFOR-it 36 orë më herët”  – tha Vuçiq.

Presidenti serb, sic njofton KlanM, tha se gjatë bisedës së mëngjesit me ambasadorët e QUINT-it ua janë ofruar dëshmi për arrestimin e djeshëm si dhe personat që kishin marrë pjesë në këtë aksion janë të gatshëm t`i nënshtrohen poligrafit.

Vuçiqi, sic percjell KlanM, është treguar arrogant ndaj një gazetari slloven i cili kishte pyetur për protestat e opozitës dhe ngjrjet në parlamentin serb. Përgjigjet e tij e detyruan Presidenten sllovene të ndërhyjë me sqarime për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Presidentja sllovene gjatë press konferencës ka bërë thirrje që Beogradi dhe Prishtina të ulin tensionet, duke paralajmëruar një vizitë në Prishtinën dhe takim me Presidenten Vjosa Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share