Vuçiq: Asgjë nuk nënshkrova – Nuk dua marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

Serbia do të zbatojë marrëveshjen – deri në “linjat e kuqe”

Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se për disa arsye nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Një ndër shkaqet, sipas Vuçiqit, është edhe dëshira që të mos bëjë marrëveshje juridiko – ndërkombëtare me Prishtinën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Nuk e nënshkrova për disa çështje. Serbia është shtet I pranuar ndërkombëtao-juridik, kurse atë që ata e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është. Për këtë shkak nuk dua të bëj marrëveshje juridiko – ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, tha Aleksandar Vuçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiqi gazetarëve në Beograd u tha se deklaratat e tij, duke marrë parasysh se është President, janë obliguese dhe për këtë shkak mban llogari për çdo fjalë të shqiptuar.

“Kuptohet, në kuptimin formal-juridik, vështirë do të dëshmoni se ekziston marrëveshja pa nënshkrim, por pas çdo samiti, për çdo rast, padyshim flas për linjat tona të kuqe që do të thotë se nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”, tha Vuçiq.

Sipas Presidentit serb, Serbia nuk e ka nënshkruar as marrëveshjen e as aneksin, por është e gatshme të punojë rreth implementimit deri në linjat e saja të kuqe. Serbia, sipas Vuçiqit, tashmë nuk varet nga vullneti I mirë I Prishtinës, por edhe nga ajo se sa Beogradi është I gatshëm për të bërë gjëra të caktuara.

Lidhur me çështjen e të pagjeturve, Vuçiqi tha se në Ohër ka pranuar të gjitha kërkesat shtesë të Prishtinës, përveç njërës.

“Nuk mund ta pranojmë terminin zhdukje me dhunë, për shkak se kjo do të prodhonte obligime për Serbinë lidhur me pagesën e dëmshpërblimeve të luftës për Kosovën”, u shpreh presidenti serb.

Sipas Presidentit serb, dje në Ohër 12 herë është ndryshuar teksti I Aneksit për implementimin e Marrëveshjes dhe që, sipas tij, është e rëndësishme që në marrëveshje përmendet dakordimi në procesin e dialogut dhe marrëveshjet e nënshkruara për Asociacionin e Komunave serbe. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share