Vuçiç, skeptik për paktin e Kurtit me BE

Von der Leyen: Plani shumë i qartë, Prishtina e Beogradi ta zbatojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e fshehu skepticizmin e tij për marrëveshjen me katër pika të arritur më 10 Korrik me Brukselit dhe Prishtinës për çtensionimin e situatës. Sipas tij, kjo mund të shërbejë për fajësimin e serbëve.

Sakaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë udhërrëfyesin për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin, një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët punuan në fillim të këtij viti. Kjo është absolutisht jetike për të ecur përpara në një mënyrë paqësore. Dhe është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që u ra dakord”.

Pas arritjes së paktit të 11 Korrikut, Brukseli pritet të zhvillojë javën ardhshme takimin mes dy kryenegociatorëve për implementimin e mëtejshëm të planit të Bashkimit Europian.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share