Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë, Serbia e lë në gatishmëri lufte ushtrinë

Në Beograd më 27 Maj është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është vendosur që gatishmëria e ushtrisë serbe do të vazhdojë të mbetet në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë vendosi për ngritjen e gatishmërisë luftarake.

Në këtë mbledhje, sipas Presidencës serbe, të pranishmit janë pajtuar “për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është theksuar se KFOR/NATO nuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova”, u tha në njoftim.

Po ashtu, u tha se gjenerali i forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, është në kontakt me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin, Angelo Michele Ristuccia.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share