Në Beograd më 27 Maj është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku është vendosur që gatishmëria e ushtrisë serbe do të vazhdojë të mbetet në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë vendosi për ngritjen e gatishmërisë luftarake.
Në këtë mbledhje, sipas Presidencës serbe, të pranishmit janë pajtuar “për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”.
“Është theksuar se KFOR/NATO nuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova”, u tha në njoftim.
Po ashtu, u tha se gjenerali i forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, është në kontakt me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin, Angelo Michele Ristuccia.
Tv Klan