Vuçiç: Dronë “vetëvrasës” nga Emiratet, avionë “Rafale” nga Franca

Serbia po armatoset rëndë

Presidenti serb Vuçiç gjatë qendrimit në Abu Dhabi ka deklaruar se në pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë në dispozicion të ushtrisë serbe dronët e parë “vetëvrasës” të prodhuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake “IDEX 2023” në Abu Dhabi Vuçiç iu referua deklaratave të Putinit që sipas tij e ka bërë te qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë.

“Gara botërore e armatimeve sapo ka filluar. Serbia duhet të ketë një ushtri të fortë. Të gjitha shtetet përreth nesh janë shtete anëtare të NATO-s, Bosnja dhe Hercegovina nuk është, por NATO është atje, si dhe në një pjesë të territorit tonë në Kosovë.”

Deri në muajin Shtator 2024, qeveria serbe do të shpenzojë 700 milionë euro për investime të mëtejshme në ushtri duke blerë 200 automjete të rënda dhe mjete të prodhimit vendas.

Në panairin e 16-të Ndërkombëtar të Armëve në Abu Dhabi Serbia, ku ekspozuar të gjitha prodhimet ushtarake qe nga fuoristradat e deri tek uniformat. Vuçiç tha se Serbia po negocion edhe për blerjen e avioneve ushtarake franceze Rafale, proces që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit deri në tre miliardë euro.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share