Vritet një person pas një sulmi rus në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi rus në Orikhiv, qytet ky në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i këtij rajoni, Yuri Malashko, i cili tha se sulmi ishte me tri bomba, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Malashko njoftoi se personi i vrarë ishte 48-vjeçar, ndërsa i plagosuri 32-vjeçar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share