Vritet Edmond Papaj në Tiranë (VIDEO)

U ekzekutua nga një person i paidentifikuar në një lokal

Një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Viktima i identifikuar nga policia si Edmond Papaj nga Saranda është qëlluar 9 herë me pistoletë në një lokal në zonën e Selitës nga një person ende i paidentifikuar.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Tv Klan, pak momente pas atentatit, brenda lokalit gjendet ende trupi i Papajt.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka ndërruar jetë pasi mbërriti në spital si pasojë e plagëve të marra.

Një nga pistat ku po hetohet është konflikti për pronat, ndërsa një tjetër pistë është edhe aktiviteti i viktimës në Britani.

Pyetje: Çfarë ke mundur të mësosh pse ka ndodhur kjo ngjarje?

Merin Maçe: Në zonën e quajtur “Selitë” dhe në rrugën “Fadil Bodinaku” në afërsi të një bar kafeje, 49-vjeçari Edmond Papaj ka qenë duke hyrë në ambientet e këtij lokali ku është qëlluar të paktë 7 herë nga një person i paidentifkuar. Nga informacionet paraprake, autori ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe i njëjti itenerar është ndjekur dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Një bar kafe e cila ndodhet fare pranë një objekti që ishte edhe në pronësi të viktimës, por edhe vëllezërve të tij, të cilët banonin në këtë zonë. Në momentet e para, krahas shoqërimit të personave të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, janë shoqëruar dhe familjarë të viktimës. Ndonëse këta të fundit janë përpjekur për ta dërguar atë në Spitalin e Traumës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Pyetje: Viktima a ishte i njohur për drejtësinë, për policinë?

Merin Maçi: Nga informacionet paraprake pranë grupit hetimor, bëhet me dije se 49-vjeçari zotëronte një hotel në Sarandë, megjithatë nga verifikimet e policisë, rezulton të jetë edhe një person me precendentë sa i takon fushës së lëndëve narkotike. Mbetet për t’u parë nëse ka pasur një aktivitet të tillë të paktën në informacionet që siguron policia në rrugë informative me atë se çfarë përfaqëson 49-vjeçari, por të paktën ky është infromacioni që vjen sa i takon të shkuarës së tij.

Gjithashtu, ashtu si dhe përmenda pak më parë është pronar i një hoteli në qytetin e Sarandës, aty ku kishte dhe regjistrimin e vendlindjes së tij së bashku me familjarët, por edhe në zonë njihet si një person që administron por edhe zotëron disa pasuri. Këto pista, krahas edhe precedentit të shkuar kriminal, pra në fushën e narkotikëve janë duke u analizuar nga grupi i hetimit, por edhe konflikte të cilat mund t’i ketë pasur viktima për të mësuar më shumë rreth asaj se çfarë solli këtë ekzekutim ditën e sotme në zonën e Selitës.

Vlen të theksohet se nga informacionet që kam arritur të siguroj, nga këqyrja paraprake e kamerave në rrugën “Fadil Bodinaku”, në rrugën që është e monitoruar nga disa kamera sigurie, grupi hetimor ka evidentuar një person i cili vjen pikërisht në rrugën ku unë po raportoj aktualisht, rreth 50 metra nga vendi ku është regjistruar dhe ngjarja e rëndë dhe nga këqyrja paraprake që i është bërë pamjeve filmike, ai rezulton të ketë mbajtur në kokë një kapuç, atë të bluzës së tij. Kjo, sipas hetuesve dyshohet të jetë përdorur për të mos u identifikuar. Më pas, mbetet për t’u parë mënyra se si ai ka ardhur, por të paktën nga këqyrja paraprake evidentohet se ai është larguar nga rruga “Fadil Bodinaku” pasi ka kryer krimin e rëndë. Duhet parë, por ka dyshime se autori mund të ketë pritur në një prej vendeve të këtij segmenti, rrugës e cila lidhet më pas dhe me autostradën që të çon në zonën e “Selitës” dhe për të mësuar më tej itinerarin që ka përshkuar autori për të cilën po kryhen kontrolle të shumta thuajse në të gjithë kryeqytetin.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share