Vrau babë e birë në Çellopek të Tetovës, dënohet me burg të përjetshëm 60-vjeçari

Vrasësi 60-vjeçar i dy kushërinjëve të tij babë e birë në Çellopek të Tetovës dënohet me burgim të përjetshëm.

Rasti ka ndodhur me 27 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në cilësinë e avokatit të palës së dëmtuar, njoftoj se pas publikimit të vendimit të shkallës së pare nga ana e Gjykatës, i akuzuari për vrasjen e dyshifshtë të ndodhur më datë 27.12.2023, është shpallur i fajshëm për të gjitha akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij, dhe i njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave dhe është një konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë për të siguruar që ata që kryejnë krime të tilla të mbahen përgjegjës për veprat e tyre. Në këtë moment, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha autoriteteve që kanë kontribuar në këtë proces, të cilët kanë mundësuar drejtësinë ta gjej vendin e vet si dhe familjes së viktimave për durimin dhe forcën që kanë treguar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ata dhe të sigurohemi që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të pakompromis”, tha Adulhamiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share