Vrasjet në Shtip dhe Haraçinë, PTHP: Prokurorët publik hetojnë vrasjen e 29 vjeçares dhe të shtënat në Haraçinë!

Prokurori kujdestar Publik nga PTHP – Shtip, ka bërë ekspertizë në vendngjarje, ku sipas njoftimeve të para, në afërsi të shtëpisë së saj ishte privuar nga jeta një 29-vjecare. Sic njoftojnë nga PTHP, një person është ndaluar në stacionin policor.

“Gjatë ekspertizës janë marrë gjurmë nnga vendngjarja që do të jenë lëndë e ekspertizës me qëllim të konstatimit të rrethanave. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi I të ndjerës do t`i nënshtrohet autopsisë” – thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Prokurori kujdestar Publik nga PTHP-Shkup, ka bërë ekspertizë në Haraçinë, ku gjatë një incidenti të armatosur një person është privuar nga jeta, kurse një tjetër mori lëndime të rënda. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit. Nga vendngjarja janë marrë dëshmi materiale, janë siguruar dhe po kontrollohen xhirimet e kamerave të sigurisë.

“Njoftimet e para të motivit të mundshëm të vrasjes çojnë drejt raporteve për llogari të papastruara për boxrhe, prej të cilëve njëri është privuar nga liria, kurse për tjetrin vijon gjurmimi” – thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share