Vrasje tjetër në Esen të Gjermanisë/ 41-vjeçarja nga RMV-ja vritet nga bashkëshorti!

VRASJE TJETËR NË ESEN TË GJERMANISË

Një 41-vjeçare me origjinë nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Esen të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, ajo ishte vrarë para fëmijëve, kurse rastin në polici e kishte denoncuar i biri 16-vjeçar.

Sipas medive, bëhet fjalë për një qytetare nga Kavadari, nënë e shtatë fëmijëve, e cila para 9 viteve ishte shpërngulur me familjen në Gjermani.

Mediat gjermane njoftojnë se në vendngjarje policia ka gjetur dëshmi, të cilët, sipas komunikatës, dyshojnë bashkëshortin 47-vjecar gjithashtu nga Maqedonia e Veriut. Dorasi, vet është paraqitur në polici në Gelzenkirhen dhe pa rezistencë ka lejuar arrestimin.

Motivet e krimit nuk dihen. Raportohet se viktima është varrosur në Esen të Gjermanisë.

Mediat gjermane njoftuan se të shtunën e kaluar, gjithashtu në Esen të Gjermanisë, ishte vrarë një shtetas 32-vjecar nga Maqedonia e Veriut gjatë përplasjes me dy shtetas të Eritresë, të cilët e kishin goditur me shishe birre. Viktima ka qenë nga Zhirovnica e Komunës Mavrovë- Rostushë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share