Vrasja tek “Mavrovka”, dy të arrestuar, viktima me inicialet V.E

Sipas informacioneve fillestare, personi që u qëllua me armë zjarri në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, ka inicialet V.E.

Ai mendohet se ka qenë me familjarët për të kryer punë private aty pranë.

Në pritje të raportit zyrtar të policisë, dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit qëlluan viktimën, i morën sende nga makina, përfshirë një kompjuter portativ dhe më pas u larguan.

“360 gradë” ka mësuar se ndoshta bëhet fjalë për tre sulmues. Dy prej tyre tashmë janë arrestuar.

Si motiv po përmendet një formë zhvatjeje, megjithëse hetimet janë ende në një fazë shumë të hershme.

Trupi i pajetë, i mbuluar me një batanije të veçantë, ishte shtrirë në asfalt.

Disa policë, të cilët kishin mbërritur së fundmi, filluan të siguronin vendin dhe një ambulancë ishte parkuar pranë trupit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share