Vrasja në Shkup, tre personat e sulmuan viktimën për ta plaçkitur! Në kuti nuk ka pasur stoli ari por mjete pune…

Një qytetar i Shkupit me inicialet V.E u vra mëngjesin e sotëm në parkingun pranë Qendrës Tregtare, Mavrovasja.

Jozyrtarisht mësohet se viktima është marrë me disa biznese, teksa tre të dyshuarit që e kryen vrasjen kanë tentuar plaçkitjen e tij.

Siç informon SDK.mk, sulmi ndaj V.E u bë për plaçkitje për stoli ari, ndaj pasi e kanë vrarë personin dhe kanë marrë kutinë nga vetura e tij, kanë vërejtur se në të ka mjete për shitje.

Personi i vrare thuhet se ka në pronësi një kompani në afërsi të lagjes Aerodrom, në të cilën shiten mjete të ndryshme për punë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share