Vrasja në Shkup: Organet nisin hetimet – kontrollet në detaje

PTHP: PO KONTROLLOHEN TË GJITHA KAMERAT, DËSHMITARË JANË THIRRË NË BISEDË INFORMATIVE

Prokurorë dhe policë po bëjnë ekpertizë në Orizare të Epërme afër Qarkores së Shkupit ku mbrëmë u dogj vetura me të cilën po transportoheshin vrasësit e dyfishtë në lokalin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Detaje për shkaqet e vrasjes dhe gjurmët e personave që kanë kryer veprën, sic njofton KlanM, ende nuk dihet.

“Pas kryerjes së veprës makabre vrasësit janë transportuar me një veturë Audi 6 të cilën e kanë djegur, gjegjësisht prokuroria dhe policët ende janë në vendin ku është ndez vetura dhe po bëjnë ekpertizën e duhur”.

Vrasja makabre është kryer si nëpër filma. Gjegjësisht 5 persona, të veshur me të zezë dhe me maska në fytyrë kanë hyrë në lokal dhe kanë gjuajtur drejt dy personave tashmë të vdekur J.K. 37 vjeçar dhe E. I. 28 vjeçar.

“5 persona në ora 20 kanë hyrë në lokal afër Kalasë së Shkupit. Me të hyrë janë prezentuar si njësiti special të veshur me të zeza dhe me maska në fytyrë. Kanë hyrë në katin e dytë të lokalit ku edhe kanë kryer vrasjen e dy personave.

Pokuroria Themelore Publike, sic njofton KlanM, thotë se po bëhet autopsia e trupave të pajetë ndërsa të gjitha dhe provat materiale të siguruara dhe të mbledhura nga vendngjarja në objektin hotelierik ku ndodhi ngjarja janë dorëzuar për ekspertizë.

“Janë siguruar pamje nga kamerat e objektit dhe video xhirime të objekteve përreth, si dhe të sistemit “Qytet i sigurt”, të cilat do të kontrollohen në detaje. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për bisedë informative me të lënduarin, me persona të cilët kanë qenë të pranishëm në lokalin gjatë ngjarjes, si dhe me persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen” – thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndryshe A.T. 34 vjeçar nga Shkupi është i vetmi person i cili mbrëmë ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Për momentin, sic njofton KlanM, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Sipas policisë, viktima 37 vjeçari J.K ka qenë cak I sulmit të armatosur edhe në vitin 2019 në hotelin “Aleksandar Palas”. Në këtë incident pati një të plagosur, pasi në vendngjarje kishte qenë një polic civil I cili ishte përgjigjur të shtënave. Pesë sulmuesit kishin ikur me makinën “Tuareg” me targa të vjedhura, kurse më vonë policia e kishte gjetur të djegur në periferi të Shkupit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share