Bekteshi: Turizmi – këtë vit do të arrihen rezultatet e pritshme

NDIHMË QEVERITARE PËR OBJEKTET HOTELERIKE QË KURSEJNË

Duke marrë parasysh se viteve të fundit turizmi përballet me shumë sfida, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit po bëhen përpjekje për gjetjen e modeleve për të tejkaluar problemet – tha Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit. Sipas të gjitha treguesve, sipas Bekteshit, këtë vit do të arrihen rezultatet e pritshme, raporton Klan M.

“Në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 53,3 %, ose për 13,7 % te turistët vendas dhe me 109,9 % të turistëve të huaj. Edhe pse këto shifra janë për tu përshendetur, jemi të vetëdijshëm se kriza aktuale e energjisë elektrike po krijon një problem të madh në industrinë e turizmit dhe hotelerisë. Pres propozime konkrete nga Odat dhe biznesi për t’i tejkaluar sfidat para nesh” – deklaroi Bekteshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Bekteshi potencoi se me masat qeveritare për krizën energjetike do të mbështeten hotelet dhe objektet hotelerike që kursejnë dhe të cilët nuk kanë përfitime mbi 30 milionë euro.

Sipas Bekteshit hotele dhe objekte hotelerike të caktuara janë në tregun e rregulluar dhe kanë cmim të garantuar të rrymës deri më 31 Dhjetor, kurse për ata që janë në tregun e lirë, Qeveria deri në fund të kësaj jave, do të del me propozime konkrete për t`i zvogëluar harxhimet për energjinë elektrike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share