Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmjën e së dielës në Shkup.
Në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri dhe këngëtari shqiptar, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.
Gazetarja nga Shkupi, Emine Ismaili dhe Teuta Buçi në një lidhje direkte për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, tha se askush nuk po jep informata për mediat se çfarë kanë parë gjatë incidentit.
“Deklarata për media refuzojnë të japin ata pak persona që ndoshta kanë arritur të shohin. Ata vetëm mund të thonë se kanë arritur te pjesa ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri dhe që personat e lënduar kane qene në veturë dhe pastaj janë dërguar nëpër spitale”, u shpreh ajo.