Ministrja e jashtme e Gjermanisw Berbok pas takimit me kolegun e saj nga Maqedonia e Verit Mutsunski i bëri thirrje RMV-së që të përfshijë Bullgarët në kushtetë kjo sipas saj, është hapi i fundit për hapjen e kapitullit të parë negocues me BE-në,
“Rregullat në BE janë të tilla, vendosen unanimisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk jemi dakord me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por këto janë rregullat. Për sa kohë që ato rregulla nuk ndryshohen, të cilat unë personalisht i mbroj, ato duhet të respektohen”, tha shefi i diplomacisë gjermane.
Përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën tuaj është hapi i fundit për hapjen e kapitullit të parë negocues me BE-në, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok pas takimit të sotëm me kolegun maqedonas Timço Mutsunski në Berlin.
Takimi Mutsunski-Berbock vjen një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në kryeqytetin gjerman, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për disa marrëveshje që duhet të përmirësojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe arsimit.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timco Mutsunski, siç informohet nga MPJ, në takimin me Berbok shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për progresin e arritur deri më tani në vendin tonë rrugwn drejtw BE-së, si dhe për përkushtimin e Gjermanisë për përshpejtimin e procesit të përgjithshëm të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kuadër të iniciativës së Procesit të Berlinit.
Në konferencën për shtyp pas takimit, ministri Mutsunski shprehu bindjen se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian me mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimi i menjëhershëm i negociatave jo vetëm që do të forcojë agjendën e reformave evropiane në rajon, por edhe do ta bëjë atë shumë më rezistente ndaj ndikimeve të vendeve të treta.