Vrasja në Bogovinë/ Vret bashkëfshatarin në lokal, pas 15 minutave kapet nga policia!

Paradite në Bogovinë të Tetovës me armë zjarri, në një lokal të fshatit, vritet një 47 vjecar. Vrasjes I ka paraprirë një zënkë verbale midis viktimës dhe dorasit, kurse njoftimet thonë se mosmarrëveshjet mes tyre kanë datuar që më herët.

I dyshuari më pas me makinë largohet nga Bogovina për në Tetovë ku arrestohet nga policia, 15 minuta pasi kryen vrasjen.

Është ndaluar nga patrulla policore, kurse vozitësi ka qenë I shqetësuar. Policëve që ndalojnë makinën BMË u vjen njoftimi për vrasjen dhe makinën e të dyshuarit. Në veturë, në sediljen e pasme gjendet arma me të cilën është kryer vrasja.

Ekipi I Klan M ishte në vendngjarje. Vendi I krimit ishte rrethuar me shirita të policisë, kurse policë të armatosur po siguronin vendin e krimit.

MPB-ja dha detajet e para për vrasjen.

MPB

“Në ora 10.30 në Rr. “Cvetan Dimov” pjesëtarë të policisë së Tetovës kanë privuar nga liria 50-vjeçarin me iniciale M.M nga Bogovina e Tetovës, i cili drejtonte automjetin “BMË” me targa të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 me armë zjarri ka vrarë 47-vjeçarin me iniciale A.J nga i njëjti fshat. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme”

Prokurori Publik dhe efektivët e policisë në vendngjarje kanë bërë ekspertizën.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për marrjen dhe ekzaminimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes. Intervistat do të zhvillohen me dëshmitarë të ngjarjes dhe me persona të tjerë – thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në Bogovinë të ndodh një vrasje e këtillë.

Në vitin 2017 në këtë fshat gjithashtu vritet edhe Kryetari I atëhershëm I Komunës, Hazbi Idrizi.  /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share