Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ,,Cvetan Dimov” pjestarë të policisë bga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMË me shenjat e regjistrimit të Tetovës.
Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.J.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin mosmarrëveshje.
Gjatë kontrollit sipërfaqsorë të automjetit, është gjetë një pushkë automatike.
Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme. Prokurori Publik dhe efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektimin.