Vrasja e tretë brenda një jave në Kosovë

VRASJE NË NJË LOKAL NË SKËNDERAJ, NJË I VDEKUR DHE TRE TË PLAGOSUR

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Autoritetet është thënë se janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e fajtorëve për këtë vrasje. Ky rast e çon në tre numrin e vrasjeve të raportuara në javën e fundit në Kosovë.

Një 39 vjevar është vrarë si dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri një orë pas mesnate në një lokal në fshatin Runik të Skënderajt.

Sipas Policisë nga hetimet e para  “dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe mjekët janë detyruar tia amputojnë një pjesë të këmbës.

Dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.

Ditëve të fundit është shtuar numri i vrasjeve në Kosovë.

Brenda javës në tri raste  të ndryshme në Kosovë tri vrasje e më shumë se 20 të plagosur është bilanci nga përleshjet me armë zjarri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share