Vrasja e shqiptares Klodiana Vefa trondit opinionin publik, në kërkim bashkëshorti

35-vjeçarja la pas dy fëmijë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie

Vdekja tragjike e Klodiana Vefës ka tronditur të gjithë opinionin në Castelfiorentino, një komunë e vogël në Firence.

35-vjeçarja u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes, në rrugë dhe autor i krimit dyshohet se është bashkëshorti i saj me të cilin ishte në proces divorci dhe prej kohësh nuk jetonin më bashkë.

Mësohet se Alfred Vefa kishte shkuar në banesën bashkëshortes dhe ka debatuar me të për disa minuta, në sy të fëmijëve. “35-vjeçarja ka dalë në rrugë, për të qenë më e sigurt” shkruajnë mediat fqinje. Ai e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me tre plumba, disa metra larg hyrjes së pallatit. Pas krimit, ai u largua menjëherë me mjetin e tij, ‘Volkswagen Golf’, ngjyrë të bardhë. Mediat italiane shkruajnë se shkak për krimin ka qenë xhelozia.

Vajza ishte e para që pa nënën të pajetë në rrugë. Mediat thonë se ajo i thirri vëllait për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur.

“Hajde, ka vdekur nëna”, ishin fjalët me të cilën vajza 14-vjeçari lajmëroi të vëllanë.

Që prej mbrëmjes, policia e Fierences po kryen kontrolle të shumta.

Karabinierët janë përqendruar në zonat e braktisuara, por deri më tani pa sukses.

E njohur si Klaudia nga disa miq, ajo kishte vite që ishte integruar në shoqërinë italiane. Prej kohësh punonte si punëtore në fabrikë dhe gjatë fundjavave. Për të siguruar më shumë të ardhura për dy fëmijët e saj adoleshentë, ajo punonte dhe në fundjavë si kamarieri në një piceri, që ndodhej pranë pallatit ku jetonte.

Kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë.

“Është vërtet herët për të zbuluar informacione për atë që ka ndodhur dhe për të diskutuar hipotezat që ende po shqyrtohen nga policia.”

Ai thotë se është koha për heshtje dhe për t’i qëndruar pranë një familjeje të prekur nga një ngjarje e tmerrshme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share