Vrasja e rojes së Top Channel, lirohen 2 personat e shoqëruar

Policia ka lënë të lirë 2 personat që u shoqëruan si të dyshuar për breshërinë e armëve që u zbrazën në Top Channel të hënën, ku mbeti i vrarë roja 60-vjeçar Pal Kola.

Dy të shoqëruarit, ish-dhëndri i viktimës Roberto Papçi dhe shoku i tij A.Tonaj u ndaluan në Vlorë.

Që në momentet e para ata mohuan përfshirjen në ngjarje. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se pas marrjes në pyetje, 2 të shoqëruarit u liruan pasi nuk është vërtetuar implikimi i tyre në ngjarjen e rëndë.

Nga breshëria e armëve në godinën e Top Channel mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60 vjeç. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share