Vrasja e Liridona Ademajt/ Familjarët e të ndjerës kërkojnë takim me Prokurorinë

Familjarët e Liridona Ademajt, 30-vjeçares në Kosovë që u vra në një grabitje të orkestruar nga bashkëshorti i saj, kanë kërkuar takim me Prokurorinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Liridona Ademajt nëpërmjet një postimi në Facebook, ku sqaron se në letrën që i kanë dërguar organit të akuzës kërkojnë të informohen për hetimet.

“Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media. Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, ka shkruar ai në Facebook.

Për rastin në fjalë janë katër të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, mes të cilëve edhe bashkëshorti Naim Murseli.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share