Vrasja e dyfishtë | Ja çka thonë nga Prokuroria

Prokurori publik kujdestar së bashku me ekipet hetimore policore sonte po kryejnë këqyrje në vendngjarje në një objekt hotelierik ku në një incident të armatosur mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër u plagos, përcjell KlanM.

“Sipas informacioneve fillestare, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë qëlluar në drejtim të dy personave, të cilët kanë gjetur vdekjen në vend, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Gjurmët janë fiksuar në vendngjarje dhe prokurori publik lëshoi të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share