Vrasja e 14-vjeçares – komunikata zyrtare e MPB-së!

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Shkup, sot 03.12.2023 në rrethinën e Shkupit, është gjetur trupi I pajetë i të miturës V.GJ, që ishte denoncuar e zhdukur më 27.11.2023, kurse në rrethinën e Velesit është gjetur trupi I P.ZH (74) nga Velesi I cili më 24.11.2023 është denoncuar I zhdukur.

Lidhur me dy rastet, të dyshuar janë 5 persona, 3 prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë vendit, kurse një person për momentin është në stacionin policor.

Paraprakisht, lidhur me veprat penale ishte gjetur një makinë e djegur “Citroen” dhe pas ekspertizave të kryera janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave, për cka pas dokumentimit të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik do të parashtrohen kallëzime adekuate penale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga hetimet është konstatuar se dy vrasjet janë kryer nga persona të njëjtë me motive “përfitimi”.

Gjithashtu nga masat e realizuara operative është konstatuar se e mitura V.GJ, është marrë me automjet nga hyrja e vendbanimit, kurse nga informacionet e siguruara është kosntatuar se është vrarë ditën e njëjtë më 27.11.2023 rreth orës 10.00.

Ekspertizë në dy lokacionet ku janë gjetur trupat e pajetë të të zhdukurve kanë bërë Prokurorë Publik nga PTHP-Shkup dhe PTHP-Veles.

Janë dhënë urdhëra për obduksionin e trupave të viktimave dhe për identifikimin adekuat. Gjithashtu, janë dhënë urdhëra për grumbullimin dhe ekspertizën e të gjith gjurmëve dhe dëshmive nga dy lokacionet.

Kundrejt të gjitha spekulimeve dhe dezinformatave, sipas së cilëve ky rast ka prapavijë etnike, njoftojmë se të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase – njofton PTHP-ja dhe MPB-ja./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share