Vrasësit shqiptar i jepet anonimiteti në Angli

Reagime të forta nga deputetët në vend, shqiptari shkoi me gomone

Një shqiptari të dënuar për vrasje iu dha e drejta e ruajtjes së anonimitetit në Mbretërinë e Bashkuar. Një gjykatës vendosi që identiteti i tij të fshihej nga publiku për shkak të sigurisë duke qenë se shqiptari ishte kërcënuar nga bandat rivale.

“Ky vendim është një përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet siguria e një krimineli që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”

Ndërsa për deputetin tjetër i konservatorëve, Philip Davies publikimi i identitetit është në interesin publik. Kërkesa e shqiptarit për lirim me kusht është refuzuar dhe ai mbetet në paraburgim në një qendër imigracioni.

Sipas “The Sun” personi që vjen nga bota e krimit, mbërriti në Britaninë e Madhe me gomone, pasi kishte marrë një dënim me burgim të përjetshëm për vrasje dhe akuza të tjera të rënda në Shqipëri.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share