Vozitja e egër merr edhe një jetë

25 VJEÇARI HUMB JETËN DUKE PRITUR TË KALOJË NË VIZËBARDHA

Kaloi në vendkalim për këmbësor dhe u pozicionua për të pritur semaforin të kalojë edhe tek vendkalimi tjetër. Por, aty gjeti vdekjen. 25 vjeçari Musli Veseli gjeti vdekjen në Bulevardin “Sllovenia”.
Kjo ngjarje tragjike do të evitohej nëse dy vozitësit respektonin semaforin dhe shpejtësinë e lejuar në këtë bulevard. E shenjat tek rrethoja e biznesit privat flasin qartë për përmasat e aksidentit të mbrëmshëm. Me detaje dolën edhe nga Ministria e punëve të brendshme.

“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 në SPB Shkup është paraqitur se në bulevardin “Sllovenia” ka ndodhur aksident në mes veturës “Mercedes” me targa të Shkupit e drejtuar nga personi S.O (39) nga Shkupi dhe një veturë tjetër “Mercedes” e drejtuar nga A.S (41) nga Shkup me targa italiane. Vetura me tabela të Shkupit ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me këmbësorin M.B(2) nga Shkupi. Pas aksidentit këmbësori është dërguar në qendrën klinike “Nënë Tereza” ku edhe ka ndërruar jetë. Shoferi S.O dhe bashkudhëtarja M.O (28) kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore kurse shoferi A.S me lëndime të lehta trupore”, thonë nga MPB.

Rasti shkaktoi edhe shumë reagime nga banorët e kësaj zone në rrjetet sociale.

-Edhe sa raste të tilla do të duhet të ndodhin deri sa të kuptojmë peshën kulturës në komunikacion? Edhe sa familje duhet të ndahen nga më të dashurit, deri se të themi “mjaft më”? Për hir të atyre që i doni, ndiqni rregulloret e trafikut.

– Ky djali i ri shkoj, kanë me shku edhe shume të tjerë, dilni vetëm shiheni në Çair, uzurpim total, gratë me karroca me fëmijë dalin për me kalu midis rrugës se dikujt ju ka tek me parku kerrin, tjetri me qel restorant, tjetri me bo diçka, a nga ana Komunës nuk ka asnjë reagim…

– Kjo shoqëri me mendje shtazarake e patriarkale duhet të vihet në shina sepse pasojat i hanë të pafajshmit. Ligji të bëhet i rreptë sepse edhe këtu ka shtet!

– Rezultati i asaj që e shohim për çdo dit nëpër Shkup… Çallam,budallakija.  Sot djegët shpirti i nënës dhe i një babës.

Musliu ka qenë edhe Esnaf i Çarshisë së vjetër. Ai para pak kohë është bërë edhe prind për herë të parë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share