Voziste “Mercedes” të vjedhur në Holandë, shtetasi kosovarë arrestohet në Maqedoni

Policia mbrëmë në ora 19:30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” kanë privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova.

Sip kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share