TRAJNERI I RI PRITET TË JETË SRGJAN ZAHARIEVSKI?
Drejtuesit e klubit të futbollit Voska Sport sot kanë shkarkuar trajnerin malazez Miljan Radoviq . Shkarkimi i tij ka ardhur si pasoj e disfatës në ndeshjen e parë të sezonit pranveror në Çair kundër FC Shkupi me rezultatin 3-0
Ishte kjo arsyeja kryesore që drejtuesit e skuadrës nga Ohri të nder[presin bashkëpunimin me trajnerin malazez Miljan Radoviq i cili erdhi në qershor të vitit të kaluar kur Voska Sport siguroi kualifikim në elitën e futbollit vendor. Voska Sport me Miljan Radoviq nga 19 ndeshje kanë regjistruar 5 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata duke grumbulluar vetë 20 pikë.
Jozyrtarisht flitet se pasardhësi i Miljan Radoviq në pankinën e Voska Sppotrt do të ulet ish trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski ?. Por ditëve në vijim do të mësohet se cili trajner do ta drejtojë Voska Sportin, në ndeshjen e javës së 20 kundër Sileksit në Ohër./tvklan.mk