Klubi i futbollit Voska Sport, seriozisht po përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit.
Është paralajmëruar edhe pronari i ri i klubit me çka ambicjet do të jenë më të larta.
Sot ekipi nga Ohri promovoi tre futbollistë të rinj. Njëri është nga Sllovenia, kurse dy nga Finlanda. Të tre nënshkruan marrëveshje për 1.5 vjet.
Slloveni Filip Valençiq luan në pozitën e mesfushorit ofensiv, por mund të shfrytëzohet edhe si sulmues. Është 32 vjeç, ekipi i tij i fundit ka qenë Honka e Finlandës, ndërsa ka lujatur edhe për ekipe si Olimpija e Lubjanës, Monca, Nots Kaunti, Helsinki.
Ture Sira është futbollist 30 vjeç nga Finlanda dhe luan në mesfushë. Në Voska vjen nga Haka e Finlandës.
Finlandezi 21-vjeçar Oiva Laksonen, gjithashtu vjen nga Haka dhe luan si sulmues krahu. /tvklan.mk