‘Vorbulla’ drite dhe yjesh, NASA publikon pamjet magjepsëse

Imazhe të reja mahnitëse nga telskopët Hubble dhe James Webb tregojnë galaktikën Fantazmë, një spirale sistemesh diellore 32 milionë vite-dritë larg Tokës.

Galaktika ndodhet në yjësinë e Peshqve sipas Agjencisë Europiane Hapësinore, e cila bashkëpunon me NASA. E njohur si M74, galaktika ka krahë të mirëpërcaktuar spiralë që qartazi dalin prej qendrës, sipas imazheve të sapo publikuara.

Teleskopi Webb dalloi “filamentë delikatë gazi dhe pluhuri” në krahët spiralë të galaktikës, sipas ESA. Imazhet tregojnë edhe një pamje të qartë të grumbullimit nuklear të yjeve në qendrën e saj, që nuk është e mjegulluar nga gazi.

Me anë të teknologjisë MRI, teleskopi ekzaminoi galaktikën Fantazmë si pjesë e një projekti për të kuptuar fazat më të hershme të formimit të yjeve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share