“Instagram” surprizon me risinë e radhës!

Instagram tanimë ju jep mundësinë që të vendosni 3 postimet tuaja të preferuara në krye të profilit tuaj në këtë rrjet social, ose siç ndryshe quhet “pin to top”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë mundësi për t’u shprehur në profilet e tyre. Njoftimi zyrtar vjen pasi Instagram konfirmoi për TechCrunch në muajin Prill se po testonte këtë risi. Ju mund të vendosni në krye të proflit tuaj fotot, video apo “reels”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Profili juaj është hapësira juaj, kështu që ne po kërkojmë më shumë mënyra për t’ju dhënë kontroll mbi atë”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video të postuar në kanalet e tij sociale në lidhje me funksionin e ri.

Mundësia për të vendosur një postim specifik në profilin tuaj është një veçori e mirëpritur nga përdoruesit të cilët duan të nxjerrin në pah postimet e tyre që mund t’i kenë realizuar para shumë kohësh.

Kompania prezantoi gjithashtu disa mjete më kreative dhe opsione të tjera për t’i bërë “reels” më tërheqës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share