Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot ka folur për rishikimin e kuadrit financiar shumëvjeçar, për të cilin liderët e BE-së, ranë së fundmi dakord në samitin e Këshillit Evropian.
Von der Leyen në fjalimin e saj tha se është shumë e lumtur që Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor tani është në një “bazë të fortë financiare”.
“Tani kemi mjetet për t’u angazhuar edhe më shumë me vendet në fqinjësinë jugore. Më vjen shumë mirë që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është tani mbi një bazë solide financiare,” tha ajo.
Ajo ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të saj në Parlamentin Evropian në Strasburg protestave të fermerëve nga e gjithë Evropa dhe tha se do të propozojë tërheqjen e propozimit për reduktimin e përdorimit të pesticideve.
E para e KE-së theksoi se një vëmendje e madhe nga samiti i Këshillit Evropian iu kushtua vendimit të BE-së për të ndarë 50 miliardë euro për ndihmë për Ukrainën dhe se, me miratimin e deputetëve të BE-së, pagesat e rëndësishme për Kievin do të bëhen që në mars.
Fjalmin e plotë mund ta gjeni KËTU.