Von der Leyen: BE do të ndihmojë Greqinë të modernizojë hekurudhat

Ndihma e bllokut vjen pas tragjedisë në Larisa ku humbën jetën 57 persona

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se ekspertët e hekurudhave do të udhëtojnë në Athinë pas  tragjedisë së ndodhur në Larsia të Greqisë ku humbën jetën 57 njerëz.

Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi në një postim në Tw

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

itter  Von der Leyen pas një bisede telefonike të zhvilluar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Të dy diskutuan mbështetjen e mëtejshme teknike që  blloku mund t’i japë shtetit fqinj për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre.

Nga ana tjetër Mitsotakis falenderoi Von der Leyen për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës së qeverisë greke ku theksoi se do të mobilizohen  të gjitha burimet në dispozicion.  Vlen të theksohet se tragjedia në Larisa ishte një nga aksidentet më të rënda në historinë e Greqisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share