Von der Layen: BE është me ju edhe në këtë krizë energjetike

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, paralajmëroi grant prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë, para që duhet ta ndihmojnë vendin të përballet me pasojat nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Kemi siguruar pako për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Ajo fillon me grante, 80 milionë euro si ndihmë urgjente për Maqedoninë e Veriut, që duhet të ndihmojë në ndikimin që e kanë çmimet e larta mbi qytetarët dhe bizneset dhe këtë do ta bëjmë deri në fund të vitit që të mund t’i merrni mjetet që në janar. Do të ketë edhe më shumë”, deklaroi Von Der Layen.

Ajo tha se BE-është përkrah juve. Në këtë jemi bashkë dhe do të tejkalojmë këtë krizë së bashku.

Ndryshe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen filloi turneun e saj ballkanik nga Shkupi.  Mbështetja për integrimin evropian, marrëveshja FRONTEKS dhe përballja me krizën energjetike ishin në fokus të vizitës në vend të komisioneres./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share