Volejboll: Universiteti i Tetovës – Shkëndija, derbi tetovar, Liria takohet me Rabotniçkin

Sot në program janë ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor në kategorinë e meshkujve dhe java e katërt në kategorinë e vajzave.

Ndeshje e derbi e kësaj jave në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet në sallën sportive te UT-së, aty ku do të përballen dy skuadrat tetovare KV Universiteti i Tetovës dhe KV Shkëndija. Në dy ndeshjet e para të sezonit vjeshtor vendasit kanë një fitore dhe një disfatë, ndërsa Shkëndija ka dy fitore. Në këtë ndeshje dy ekipet do të pretendojnë fitore por ajo që është më e rëndësishmja këtë ndeshje pritet ta ndjekin numër i madh i adhuruesve të volejbollit. Ndeshja Universiteti I Tetovës – Shkëndija luhet sot me fillim në ora 19:30.

Liria e Zherovjanit kampionatin e ri e nisi me dy fitore të një pas njëshme andaj edhe sonte pritet të dëshmojnë se sukseset e para nuk kanë qenë të rastit. Zëvendës trajneri I ekipit nga Zherovjani, Arben Dunisha , tha se ekipi Liria është I përgatitur mire që edhe kundër Rabotniçkit të nxjerr maksimumin. Ndeshja Liria – Rabotniçki, luhet sonte në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë me fillim në orën 19:30

Në ndeshjet tjera të javës së tretë, takohen: Strumica – Janta Volej, Susheva – Boreci, UGD Shtipi – Vesna Probishtipi dhe Vardari – Makedonija Xhio

Xhiroja e 3-të meshkujt:

Universiteti i Tetovës – Shkëndija (19:30

Liria – Rabotniçki 19:30

Strumica – Janta Volej

Susheva – Boreci

UGD Shtipi – Vesna Probishtipi

Vardari – Makedonija Xhio

Në kategorinë e vajzave sot zhvillohet ndeshjet e javës së katërt të kampionatit, takohen:

Xhiroja e 4-të femrat

Janta Volej – Nakovski Volej

Fit Fan Volej – Rabotniçki Shkup

Strumica Vajzat – Vardari Vajzat

Vardari EM – UGD Mladost

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share