Volejboll: Të shtunën fillon kampionati i ri 2022/2023

Në Tetovë takohen: KV UT – Liria dhe Shkëndija-Libero

 Me ndeshjet e javës së parë që në program janë të shtunën dhe të dielën, zyrtarisht starton kampionati i ri i volejbollit në kategorinë meshkujve.  Në këtë kampionat do të garojnë 11 ekipe, në mesin e të cilave  janë edhe  tre  ekipe të reja, ndërsa mungon Dibra Volej.

Derbi i javës së parë do të zhvillohet në Tetovë, mes ekipit Universiteti i Tetovës  dhe Liria nga Zherovjani. Ndeshja  mes dy skuadrave tetovare do të luhet të shtunën me fillim në ora 18:00, te salla sportive e UT-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Po në Tetovë, në sallën sportive te shkolla e mesme ekonomike , me fillim në orën 18:00,  ndeshje kampionate do të zhvillon Shkëndija e Tetovës kundër ekipit Libero nga Shkupi.

Në katër ndeshjet  tjera të javës së parë takohen: Boreci – Makedonija Xhio,

Susheva – Vesna Probishtip dhe Petroveci – UGD Shtipi.

Volejboll: Java e parë, takohen

Univeriteti i Tetovës – Liria

Shkëndija – Libero

Boreci – Makedonija Xhio

Susheva – Vesna Probishtip

Petroveci – UGD Shtipi

Strumica Nikob është e lirë.

Gazetar: Shaban Sinani

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share