Volejboll: Të Shtunën dy ndeshje në Tetovë, Universiteti i Tetovës – Liria dhe Shkëndija – Boreci

Kampionati republikan i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon fazën e dytë të  kampionatit me ndeshjet e xhiros së dytë, ndërsa derbi i kësaj jave zhvillohet në Tetovë me ndeshjen Universiteti Tetovës – Liria. Takimi në fjalë ka rëndësi për të dyja ekipet pasi  pretendojnë që të mbeten neë mesin katër më të mirëve. “Neve do të luajmë lojën tone do të mundohemi  të fitojmë ekipin Liria dhe të mbetem ne garë për pozitën e katërt” tha kapiteni Hamza Veseli.

Nga tabori i ekipit të zherovjanit  gjithashtu  prtendojnë që  me fitore evemtuale  të mbetetn në garë për katër  pozitat e para.

Ndeshja Univerisiteti i Tetovës – Liria , luhet të shtunën me fillim në ora 17:00, te salla sportive e UT-së, me fillim në ora 17:00.

Klubi I volejhbollit  Shkëndija  e cila në këtբ kampionat  qëllim kryesor  kishte  që të afirmoj volejbollistët nga shkolla vetanake dhe  normalisht  në çdo ndeshje të japin  maksumimin pa marr para sysh  kundërshtarin. “Edhe kundër Borecit  pretendojmë fitore, por serish në plan të pare janë volejbollist e talentuar  nga  shkolla  jonë që ato të fitojnë përvojnën e duhur për të ardhmen”  tha trajneri Durim Luma.

Ndeshja Shkëndija – Boreci zhvillohet të shtunën me fillim në orën 20:00, te  salla  sportive e gjimnazit në Tetovë.

Në grupin e gjashtë ekpieve të para takohen: Universiteti i Tetovës – Liria, Vesna Probishtip – Rabotniçki  dhe Strumica – UGD Shtipi, ndërsa në grupin e  gjashtë ekipeve të play out  takohen: Makedonija Xhio-Janta Volej, Susheva – Vardari  dhe Shkëndija – Boreci. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share