Volejboll: Të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerkfinale të Kupës

Në Tetovë Shkëndija – Rabotniçki dhe Liria -Universiteti Tetovës

Të mërkurën në program janë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll pë meshkuj dhe femra. Në Tetovë do të zhvillohen dy takime çerekfinale dhe ate në orën 19:00 në sallën sportive të UT-së, zhvillohet derbi i dy skuadrave tetovare Lira e Zherovjanit kunder ekipit të Universitetit të Tetovës, ndërsa në salle sportive te gjimnazi i Tetovës me fillim në orën 20:00,ekipi i Shkëndijës është nikoqire e Rabotniçkit të Shkupit. Në dy takimet tjera takohen: Strumica Nikob – Vesna Probishtip dhe Boreci – UGD Shtip

Në kategorinë e femrave gjithashtu zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së RMV-së, takohen Rabotniçki Shkup- Vardari EM, Janta Volej – Pelisteri Volej, Nakovski Volej – UGD MLadost dhe Fit Fan Volej – Vardari Vajzat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ekipet fitues në kategorinë e meshkujve dhe ato të femrave kualifikohen në gjysmëfinale të kupës.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share