Me ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit me sukses përfundoi Liga Universitare e volejbollit për meshkuj, që tradicionalisht organizohet nga Federata e Sporteve Universitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në xhiron e gjashtë që u zhvillua në Shtip, ekipi i Universitetit “Goce Dellçev” mundi ekipin e Universitetit të Tetovës me rezultatin 2-1 me sete, por titulli për këtë vit i takoi studentëve tetovarë, të cilët në gjashtë xhiro kanë regjistruar 5 fitore dhe vetëm një humbje.
Vendi i dytë i takoi Univeristetit “Kirili e Metodi” të Shkupit, ndërsa vendi i tretë Univeristetit “Goce Dellçev” të Shtipit.
“Jemi krenar me suksesin e studentve tanë të cilët u shpallën kampion edhe futsall edhe në volejboll,ndërsa ekipi i vajzave doli e treta në volejboll. Urime të gjithë studentëve dhe atyre që punuan me studentët” u shprehë Shpresa Memishi dekan në Fakultetin e Kulturës Fizike pranë UT-së
Ekipi i Volejbolli “Universiteti i Tetovës”në Ligën Universitare ka luajtur me këtë formacion: Hamza Veseli, Flakron Gafuri, Olti Esati, Anid Hamzai, Enis Osmani, Arben Kadriu dhe Adrian Pajaziti.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/