Volejboll: Starton faza e dytë e kampionatit në Ligën e parë

Arben Dunisha: Faza e dytë është shumë më e forte se e para

Klubi i volejbollit “Liria” e Zherovjanit, pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e tretë, që jep shpresë që edhe në këtë fazë të kampionatit të ngjitet në mesin e katër ekipeve që do të luftojnë për titullin kampion.

Ndihmës trajneri i ekipit Arben Dunisha shprehet optmist se “Liria” do të mbetet në katërshin e ekipeve që do të diskutojnë titullin kampion.

“Duke u nisur nga  faza e parë që përfundoi me një sukses jashtëzakonisht të madh në vendin e tretë. Dhe shpresoj që edhe fazën e dytë të nisim me ritme shumë të mira. Jemi në fazën përfundimtare të konsulidimit të ekipit. Bashkë me bordin, me trajnerin Sadik Ferati me mjekë dhe të gjithë jemi në fazën e fundit të përgatitjeve që ekipi të nisë një rrugëtim shumë të mirë. Faza e dytë është shumë më e forte se sa faza e pare por shpresoj që entuziami ekipit nuk mungon  dhe  shpresoj se do të dalim me  sukses edhe në play off”, tha zëvendëstrajneri i KV Liria, Arben Dunisha.

Në xhiron e parë që do të zhvillohet më 3 shkurt në play off takohen: Liria – Rabotniçki , Strumica – Vesna Probishtip dhe UGD Shtipi – Universiteti i Tetovës.

Në grupin e ekipeve të play out, takohen: Shkëndija – Makedonija Xhio, Boreci –Vardari dhe Susheva -Janta Volej./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share