Kampionati i volejbollit për meshkuj vazhdon sot me ndeshjete javës së shtatë në Fazën e Dytë 1, ndërsa ndeshja kryesore zhvillohet në Tetovë aty ku do të përballen dy skuadrat pretendente për titullin kampion për sezonin 2022/2023, Shkëndija dhe kampioni në fuqi Strumica Nikob, ndeshja në fjalë do të zhvillohet të hënën në sallë e sportit te gjimnazi i Tetovës me fillim në orën 19:30. Shkëndija me fitore mbetet pretendente për pozitën e parë, ndërsa me disfatë eventuale rrezikon edhe vendin e dytë sidomos pas humbjes me Borecin javën e kaluar, andej e gjithë ekipi gjithsesi edhe me përkrahjen e pa rezervë të publikut vendas të dalin fitues.
Liria e Zherovjanit sot zhvillon një ndeshje kundër Rabotniçkit rëndësia e së cilës është pozita e katërt në renditjen përfundimtare të play off-it. Takimi Liria – Rabotniçki, zhvillohet në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” me fillim në orën 19:30. Në ndeshjen e tretë që gjithashtu luhet sot, përballen Boreci – Vesna Probishtip, me fillim në ora 19:00.
Tabela aktuale: 1.Strumica Nikob 15 fitore 1 humbje, 2.Shkëndija 14 fitore 2 humbje, 3. Boreci 13 fitore 3 humbje, 4.Rabotniçki 8 fitore e 8 humbje, 5.Liria 7 fitore e 9 humbje dhe 6.Vesna Probishtip 6 fitore e 10 disfata.
Shaban Sinani /KLanMacedonia/